Sport

Arsenali shfrytëzon Aubameyangun për transferimin e Dembeles

Sipas raportimeve të fundit, ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, do të provojë të bindë ish-bashkëlojtarin Ousmane Dembele që t’i bashkohet në Londër.

Të dy luanin bashkë te Dortmundi para se të ndaheshin për të kaluar njëri tek Arsenali e tjetri te Barça.

Sipas “Sport”, trajneri i Arsenalit, Unai Emery shpreson të përdorë shoqërinë e francezit me Aubameyangun për ta bindur lojtarin të kalojë në Londrën Veriore.

Dembele, që u transferua te Barça sezonin e shkuar, rrezikon të largohet për shkak se klubi nuk është i kënaqur me sjelljet e tij.