Formacionet zyrtare: Zvicër – Belgjikë Foto: Reuters

Zvicra leksion Belgjikës për të siguruar “final four”, Shaqiri dy asistime

18 November 2018 19:44
22:37

Zvicra ka bërë një paraqitje fantastike në përballjen e sotme ndaj Belgjikës, duke siguruar kualifikimin në “Final Four” të Ligës së Kombeve.

Shtatë gola u shënuan në këtë përballje, me Zvicrën që mori pikët e plota duke fituar 5 me 2, transmeton Koha.net.

Belgët e nisën më mirë takimin duke arritur të shënojnë dy herë për 17 minuta përmes Thorgan Hazardit, megjithatë Zvicra u kundërpërgjigj për mrekulli.

Seferoviq shkëlqeu në këtë takim duke shënuar tre gola, kurse nga një gol shënuan edhe Rodriguez e Elvedi.

Protagonist në këtë takim ishte edhe Xherdan Shaqiri që bëri dy asistime, për Seferoviqin dhe Elvedin.

Në Grupin 2 të Ligës A kombëtarja e Zvicrës është lider me 9 pikë, po aq sa ka edhe Belgjika, por me golavarazh më të dobët. Dhe si lidere e grupit Zvicra vazhdon në “Final Four”.

22:30

Seferoviq kompleton “hat-trickun” ndaj Belgjikës

Zvicra tani ka krijuar epërsi prej tri golash ndaj Belgjikës, 5-2.

Ishte Seferoviq që shënoi golin e tij të tretë në këtë takim në minutën e 84.

Për të asistoi Mbabu.

22:07

Zvicra shënon golin e katërt, asiston sërish Shaqiri

Zvicra ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Belgjikës, 4-2.

Ishte Elvedi që shënoi golin e katërt pas krosimit të bukur nga Xherdan Shaqiri në minutën e 62, transmeton Koha.net.

Ky ishte asistimi i dytë i Shaqirit në këtë ndeshje.

21:34

Zvicra spektakolare përmbys Belgjikën në pjesën e parë

Zvicra ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm ndaj Belgjikës.

Belgët e nisën për mrekulli takimin duke krijuar epërsi të dyfishtë për 17 minuta me dy golat e shënuara nga Thorgan Hazardi, transmeton Koha.net.

Megjitatë Zvicra në vazhdim bëri të “pamundurën” duke shënuar tre herë.

Rezultatin e ngushtoi Rodriguez duke shënuar nga penaltia në minutën e 26. E pas pesë minutash shifrat i barazoi Seferoviqi pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.

E një minutë para përfundimit të pjesës së parë Seferoviq shënoi një gol shumë të bukur për t’i dhënë epërsinë Zvicrës për 3 me 2.

21:14

Zvicra barazon shifrat, Shaqiri asiston

Zvicra ka barazuar shifrat ndaj Belgjikës duke shënuar dy gola të shpejtë, 2-2.

Rodriguez ngushtoi rezultatin nga penaltia në minutën e 26, transmeton Koha.net.

Kurse shifrat i barazoi Seferoviq, pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.

21:06

Thorgan Hazard shënon sërish, dyfishon epërsinë ndaj Zvicrës

Belgjika e ka nisur për mrekulli takimin e sotëm ndaj Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas 17 minutave po udhëheq 0-2, me dy golat e shënuara nga Thorgan Hazardi, transmeton Koha.net.

Golin e parë e kishte shënuar në minutën e dytë, derisa një gol të bukur shënoi kur po luhej minuta e 17.

20:54

Zvicra gabon në mbrojtje, shënon me lehtësi Hazardi

Zvicra ka pësuar gol shumë të shpejtë në sfidën e sotme ndaj Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ishte Thorgan Hazard që i dha epërsinë Belgjikës duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e Zvicrës në minutën e dytë.

19:44

Formacionet zyrtare: Zvicër – Belgjikë

Zvicra e pret në shtëpi Belgjikën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Takimi nis në ora 20:45, derisa formacionet zyrtare janë:

Image
Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme