Sport

Përfundimisht, Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Botërorin e boksit

Descriptive Text

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku përfundimisht s’do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror të Boksit që tashmë ka nisur në New Delhi të Indisë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se India ka vendosur përfundimisht të mos i japë vizën Sadikut, me arsyetimin se nuk e njohin Republikën e Kosovës.

India nuk e lejoi pjesëmarrjen e Sadikut pavarësisht se ajo kishte edhe pasaportë të Shqipërisë.