Konfirmohet interesimi i Napolit për Piatekun

Konfirmohet interesimi i Napolit për Piatekun

10 nëntor 2018 21:43

Drejtori sportiv i Genoas, Giorgio Perinetti konfirmon se Napoli ka shprehur interesim për yllin e skuadrës së tij Krzysztof Piatek, transmeton Koha.net.

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për sulmuesin polak që po kalon formë të jashtëzakonshme te Genoa, dhe raportohet se tashmë është bërë një ofertë prej 35 milionë euro nga Napoli për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

“Interesimi i Napolit për Piatekun është serioz, pasi kontaktuan me ne për të na treguar se duan të negociojnë, por ne ende s’jemi gati të bisedojmë për këtë”, ka thënë Perinetti për Dazn.

Ai ka shtuar se, “nuk duhet të vihet presion mbi lojtarin. Ai duhet të relaksohet dhe ta përmirësojë lojën e tij. Jemi të sigurt se ai do të jetë në qendër të vëmendjes edhe për shumë muaj, por statusin e tij do ta diskutojmë vetëm në pranverë, apo në fund të sezonit”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme