Sport

Lënia e Shaqirit jashtë skuadrës në ndeshjen në Beograd temë në Gjermani

Lënia e Shaqirit jashtë skuadrës në ndeshjen në Beograd temë në Gjermani
Foto: Reuters / ilustrim

Mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje lënies jashtë loje të futbollistit Xherdan Shaqiri nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në ndeshjen me Cërvena Zvezdën e Beogradit.

Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton artikullin me titull “Armiku shtetëror Nr.1” vendimit të trajnerit të Liverpoolit, Klopp për të mos e marrë me vete në Beograd, futbollistin me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri.