Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të Ligës Ballkanike, trajneri i Bashkimit, Krunoslav Krajnoviq shpreson në fitore kundër Akademik Bultexit nga Bullgaria.
Kjo ndeshje luhet sot prej orës 19:30 në Prizren dhe transmetohet direkt në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkimi është nënkampion i Ligës Ballkanike (BIBL) dhe në dy xhirot e para ka pësuar humbje nga Beroe e Teuta e Durrësit.
“Në këtë situatë, ku kemi rotacion të vogël lojtarësh, nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm të luftojmë dhe mos dorëzohemi për asnjë moment përballë një ekipi të fortë si Akademiku dhe të tentojmë të shënojmë fitoren e parë në BIBL”, është shprehur Krajnoviq për Koha.net.