Interi kërkon 80 milionë euro për Skriniarin

Interi kërkon 80 milionë euro për Skriniarin

06 November 2018 09:15

Skuadra e Interit i ka caktuar çmimin qendërmbrojtësit Milan Skriniar, pasi lojtari ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2022.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Interi për lirimin e tij gjatë janarit kërkon 80 milionë euro.

Skriniar 23-vjeçar është ndër mbrojtësit më të vlerësuar këtë edicion dhe deri më tani ka 12 paraqitje me Interin në të gjitha garat.

Interesim për Skriniarin kanë treguar Barcelona, Manchester Unitedi e Manchester City.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme