Sport

Liverpooli mund ta “sakrifikojë” Shaqirin për Muniainin

Raportohet se Liverpooli është i gatshëm ta shesë Xherdan Shaqirin te Real Betsi nëse i ofrohet mundësia ta transferojë Iker Muniainin nga Athletic Biblao.

“Të Kuqtë” kanë shprehur interesim që ta transferojnë mesfushorin spanjoll në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar skuadrën për pjesën e dytë të sezonit, transmeton Koha.net.

Bilbao mund ta shesë 25 vjeçarin pasi kontrata i skadon në fund të sezonit, dhe sipas El Gol Digital skuadra e Jurgen Kloppit mund ta largojë Shaqirin në janar.