Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi është idhulli i Neymarit

Neymar dhe Messi kanë kaluar disa vite të arta te Barcelona duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Ndonëse braziliani tani është pjesë e Paris Saint-Germain, vazhdon të ketë miqësi me yllin e Barçës të cilin e konsideron si një idhull.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me Messin kam luajtur në një skuadër dhe ai për mua është futbollisti më i madh i të gjitha kohëve, ai është një idhull i imi”, ka thënë Neymar.

“Nga Messi kam mësuar çdo ditë, në stërvitje, gjatë ndeshjeve, apo vetëm duke e parë atë duke luajtur”.

“Kjo më ka forcuar më shumë dhe më ka rritur kapacitetin në fushë, sepse nga ai kam mësuar shumë gjëra”, ka theksuar braziliani.