Sport

Saraçini: Talentet nëpër sporte duhet të gjenden në shkolla fillore

Kryetari i Federatës së Hendbollit, Eugen Saraçini në “Express Intervistën” në KTV, ka thënë se sistemi i arsimit është i rëndësishëm për gjetjen e talenteve nëpër sporte, sidomos në atë të hendbollit.

Duke folur për suksesin e grupmoshave U-18 dhe U-21 në garat ndërkombëtare, Saraçini ka kritikuar sistemin e arsimit që ka vetëm dy orë të lëndës së edukatës fizike dhe ka thënë se arsimtarët duhet të kenë përkushtim për gjetjen e talenteve nëpër shkolla.

“Kemi kaluar fazën e ndërkombëtarizimit dhe nëse të rinjtë nuk edukohen prej fëmijërisë, do të kemi telashe. Sistemi i arsimit është i rëndësishëm, me dy orë në javë nuk kryeht punë, arsimtarët duhet të jenë të përkushtuar për gjetjen e talenteve nëpër klasa të ulëta. Ne kemi potencial, por atë potencial duhet ta gdhendim, por duhet edhe punë më e madhe”, ka thënë Saraçini.

Saraqini ka thënë se në Kosovë mungon kultura sportive pasi as familjarët nuk shkojnë për t’i shkuar fëmijët e tyre duke përfaqësuar Kosovën në ndeshjet ndërkombëtare.

“Është shqetësuese nëse i ke 17 lojtarë të përfaqësueses dhe familjarët nuk vijnë me i shikuar fëmijët e tyre. Ku është klasa që nuk ka ardhur ta shikojë. Nëse nuk ke përkrahje prej shkollës ku mëson, atëherë është problematike”, ka thënë i pari i FHK-së.

Përfaqësuesja seniore e Kosovës në hendboll u përball me yjet e Gjermanisë dhe përfaqësueset e forta të Polonisë dhe Izraelit. Saraçini ka thënë se lojtarët u zhgënjyen kur mësuan se do të përballeshin me Gjermaninë, por ndeshja kundër kësaj superfuqie të hendbollit shërben si përvojë për përfaqësuesen e re.

“Kur u përzgjodh dhe ramë në short që të luajmë me Poloninë dhe Gjermaninë, po ashtu me Izraelin, kishte zhgënjime. Natyrisht u thash që nuk kemi fuqi [për t’i mposhtur], por u thash që do të kemi mundësi t’i shohim ato yje botërore dhe të sprovohen me yjet dhe kjo ndodhi. Ata që kanë prit që ne si Kosovë të arrijnë suksese ndaj një Gjermanie, ata nuk kanë lidhje me sport”, ka thënë veç të tjerash Saraçini.

Kishim bindje se përfaqësuesja U18 dhe U20 do të korrnin sukses, U20 zuri vendin e parë, që automatikisht nënkupton në Kampionatin Botëror.

IHF Trophy, në këso organizime janë ekipet e njëjta, përfaqësueset nuk ishin të një nivelit, por prej 6 shteteve, tri ishin të një niveli të lartë, ato më të dobëtat janë të gatshme të marrin pjesë në këto turnire. Konkurrenca ka qenë e mirë mes Kosovës gjerorgjisë dhe bullgarisë.

Me një sukses sigurojnë Botërorin që mbahet në Spanjë. Ne kemi kohë që të përgatitemi dhe duhet gjetur lojtar të cilësisë më të mirë. Kemi nevojë për ndeshje kontrolluese, aq më shumë, aq më mirë. Hendbolli evropian është shtyllë e atij botëror, ne kemi gjasa reale që ta fitojmë në IHF Trophy dhe do të kemi përfaqësuese nga Afrika, Azia, por shansi ekziston dhe është i arritshëm. Nëse arrihet suksesi më i madh i Kosovës në të gjitha sportet.