Sport

Alex Sandro nuk e vazhdon kontratën me Juventusin

Alex Sandro pritet të largohet nga Juventusi.

Mbrojtësi brazilian që ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2020, nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me italianët.

Për mbrojtësin e krahut të majtë interesim kanë shprehur skuadra të njohura si Manchester Unitedi, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Për ta liruar lojtarin drejtuesit e klubit italian kërkojnë rreth 60 milionë euro.