Sport

Ronaldo gjithnjë e më i rëndësishëm te kampioni i Italisë

Ronaldo gjithnjë e më i rëndësishëm te kampioni i Italisë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka vlerësuar lart supergolin që e shënoi Cristiano Ronaldo dhe që ia siguroi tri pikët skuadrës torineze në ndeshje ndaj Empolit, të shtunën.

Allegri shpreson që goli që shënoi Ronaldo me një gjuajtje nga distanca, t'iu tregohet fëmijëve, transmeton “Koha Ditore”. Por vetë Ronaldo nuk është se e mban shumë në mend golin që i siguroi Juventusit fitoren 2:1 ndaj Empolit në Serie A.