Sport

Hamiltoni për herë të pestë kampion në F1, dy tituj larg Schumit

Lewis Hamilton për herë të pestë është shpallur kampion bote në Formula 1, duke iu bashkuar listës së pilotëve më të mirë në histori.

33 vjeçari bëhet vetëm piloti i tretë në histori të këtij sporti që ka fituar pesë tituj të botës, raporton BBC.

Ai barazon rekordin e pilotit legjendar argjentinas Juan Manuel Fangio me pesë tituj, e mbetet prapa rekordmenit Michael Schumacher, që shtatë herë ishte shpallur më i miri i botës, transmeton Koha.net.

Image

Në Çmimin e Madh të Meksikës piloti britanik duhej ta përfundonte garën vetëm në vendin e shtatë për t’u shpallur kampion, edhe nëse piloti i Ferrarit Sebastian Vettel do ta fitonte garën, megjithatë gjermani zuri vendin e dytë pas Max Verstappenit.

Megjithatë, vendi i katërt mjaftoi që Hamiltoni të shpallej kampion në F1.

“Është një ndjenjë shumë e çuditshme momentalisht. Ky titull është fituar me një punë shumë të madhe me shumë gara. Jam shumë mirënjohës për gjithë punën, për secilin që ka qenë i përfshirë në këtë. Për të arritur këtë, kur Fangio e kishte bërë këtë me Mercedesin, thjesht ky është një moment i pabesueshëm”, është shprehur Hamilton.