Kryesia e klubit Trepça ’89 pas ndeshjes në Superligë ndaj Feronikeli që është zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, duke shprehur pakënaqësi për referimin në këtë sfidë.
Feronikeli arkëtoi pikët e plota dje në “Riza Lushta” me rezultat prej 0-1, por me këtë humbje nuk pajtohet klubi mitrovicas, që thotë se është dëmtuar nga treshja e gjyqtarëve Tefik Maloku, Meriton Berisha, dhe Driton Preniqi, transmeton Koha.net.
E Trepça ’89 thotë se është dëmtuar edhe në ndeshjen ndaj Llapit.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e Trepçës ’89, pa asnjë ndërhyrje:
KF Trepça 89 FC është e zhgënjyer me treshën e gjygjtarëve Maloku, Berisha, Preniqi
Kryesia e klubit Trepca 89 pas ndeshjës Kampionale Ipko Superligën e Kosovës KF Trepça 89 – KF Feronikeli që është zhvilluar në stadiumin ” Riza Lushta “ në Mitrovicë, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme dhe lëshon komunikatë për media të shkruara, elektronike dhe FFK-në...
Kryesia e klubit Trepça89 pas mbledhjës dhe analizës së ndeshjes KF Trepça89 - KF Feronikeli zhvilluar më 27/10/2018 në stadiumin qytetit në Mitrovicë, vendosëm që me anë të kësaj komunikate ti tregojm opinionit futbolldashës se sot ishim të demtuar direkt në rezultat nga treshja e gjugjtarëve:
Tefik Maloku, 2. Meriton Berisha 3. Driton Preniqi.
Klubi i futbollit KF Trepca89 është e zhgënjyer me treshen e gjygjtarëve të ndeshjvs Trepca89- Feronikeli për shumë arsye: gjygjtari kryesor T. Maloku gjatë ndeshjës e ka toleruar ekipin mysafir që ta vonoj lojën, sidomos në pjesën e dytë pas golit 0:1, nga minuta 60 fubollistet e Feronikelit kanë simulua gjatë gjithe kohës për ta vonuar lojë, por gjygjtari Maloku nuk i ndeshkonte në asnjë raste. Sipas video që kemi analizuar ndeshjën kemi 11 min të humbura vetem prej 60 min, kurse vazhdimi i ndeshjës për qudi është sinjalizuar vetëm 5 min. Momenti kryesor për të ndikuar në rezultat përfundimtar erdhi në 74 min kur asistenti i dytë Driton Preniqi anulon pa drejte goli S. Velinov me pretekst të pozitës jashtë loje, që për ne nuk ekzistonte, kjo pozitë duket qartë në video Tv ku duket qartë pozita e futbollistit Velinov.
Klubi Trepca89 është dëmtuar edhe në deshjën KF Trepca89 – KF Llapi 1932 ku është ndeshkuar pa të drejtë futbollisti B. Gucev me karton të kuq vetëm për 5 min për shkake se më parë ishte ndëshkuar futbollisti M. Zhdrella nga mysafirët. Të gjitha keto veprime gjygjtari Genc Nuza i ka ndërmarr vetëm për të balansuar-barazuar futbollistet në fushë.
Keto veprime të gjygjtarëve nuk ndodhin vetëm në keto dy ndeshje por gjatë gjithë kapionatit, vazhdimishtë i pvrseritin veprimet vetëm për ta dentuar, ndaluar, larguar klubin KF Trepca89 na synimet për titulin e kampionit. Kemi dyshime që disa gjygjtar me vendimet e tyre janë të deleguar nga personat të ndryshëm me direktiva për ti bërë favore disa klubeve tjera pretendete për titullin kampion.
Prandaj pysim: Pse mund të ndodhin keto veprime të gjygjtarëve pikrishtë kundër KF Trepça89.
Qëllimi i komunikatës është që klubi i futbollit Trepca89 ti paraqes të gjitha lëshimet e gjygjtareve gjatë gjithë kampionat, klubi kvrkon nga organet kompetente, komisionet e garave në Federaten e futbollit te Kosoves të ndermarrin masa rigoroze për sjelljet apo gjykimet e tilla të cilat demtojn rënd klubet në përgjithesi dhe prishin imazhin e futbollit të Kosovës.
Me respekt
Kryesia e klubit KF Trepça 89 FC - Mitrovicë