Sport

Shaqiri, “basti” i fituar nga Liverpooli

Emocional si gjithnjë, Juergen Klopp ia kishte mbajtur një ligjëratë Xherdan Shaqirit, fiks një muaj më parë, me të përfunduar ndeshja për Kupë ndaj Chelseat, shkruan sot Koha Ditore.

Shaqiri mezi pret të luajë në Beograd

Liverpooli i Kloppit e Shaqirit e kishte humbur 2:1 atë ndeshje, ndërsa trajneri gjerman nuk priti për t'ia thënë Shaqirit atë që kishte në mendje. Derisa ende lojtarët po përshëndeteshin, Klopp iu afrua Shaqirit, ndërsa bënte veprime të shumta me duar derisa i fliste yllit shqiptar të futbollit. Momenti natyrisht bëri bujë dhe fillimisht dukej se Shaqiri nuk i ka punët mirë me trajnerin gjerman.

Momenti kur Shaqiri injoron provokimin nga mediat serbe

Të mërkurën mbrëma, një muaj pas asaj ndeshjeje, njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në botë, Klopp, ka përzgjedhur fjalë të mëdha për të lavdëruar Shaqirin.

Reprezentuesi i Zvicrës shkëlqeu në fitoren 4:0 të Liverpoolit ndaj Cërvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve dhe u vlerësua në superlativ nga Kloppi.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).