Sport

Lazio e Berishës dhe Strakoshës fiton në Marseille

Lazio e Berishës dhe Strakoshës fiton në Marseille
 

Lazio e dy yjeve shqiptare, Valon Berisha dhe Thomas Strakosha, ka arritur të marrë tri pikë të plota nga ndeshja e xhiros së tretë në Grupin H të Ligës së Evropës ndaj Marseilles.

Lazio triumfoi 1 me 3 si mysafire me golat e Wallacet, Caicedos dhe Marushiqit. Te francezët shënoi Payeti.