Milani ka pësuar në shtëpi ndaj Betisit në Ligën e Evropës.
1 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.
Ishte Sanabria ai që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 30 të takimit. Derisa epërsinë e dyfishoi Lo Celso.
Cutrone arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 83, por kjo ishte e tëra që bëri Milani.
Në minutën e 90+4 Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Castillejo u ndëshkua me të kuq.