Arsenali ka vazhduar me serinë e fitoreve në të gjitha garat, duke e çuar këtë seri në 11 ndeshje rresht.
“Topçinjtë” fituan 0 me 1 si mysafirë të Sportingut në xhiron e tretë të Grupit E në Ligën e Evropës.
Golin e vetëm e shënoi Danny Welbeck në minutën e 77-të.
Arsenali i prin grupit me nëntë pikë, tri më shumë se Sportingu. Vorskla ka tri e Qarabagu është pa pikë.