Sport

Lengleti synon t’i shënojë gol Realit

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, është i fokusuar që t’i shënojë gol Real Madridit të dielën, pas shumë shpërdorimeve të rasteve kundër Interit.

Francezi ende nuk ka shënuar me fanellën e re dhe ka vetëm gjashtë gola në karrierë, katër prej të cilave vinin në sezonin e kaluar kur luante me Sevillan, transmeton KTV.

“Jam i dëshpëruar me shanset e humbura, por synimi është që të realizojë të dielën. Paraqitja kundër Interit ishte e mirë, por të dielën kundër Real Madridit do të jetë ndryshe. Është njëra nga duelet më të rëndësishme të sezonit dhe shpresojmë që ta kontrollojmë ndeshjen”, citohet të ketë thënë Lenglet.