Sport

Milani, Arsenali dhe Chelsea kërkojnë fitore në Ligën e Evropës

Liga e Evropës rikthehet me ndeshje interesante.

Milani do të presë në “San Siro”, Betisin, me synim për të marr pikët e plota, për të bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit, transmeton KTV.

“Kuqezinjtë” që në dy ndeshjet e para kanë dy fitore dhe kanë gjashtë pikë.

Nga ana tjetër, edhe Betisi, është pa humbje që në këtë takim vjen pas një barazimi dhe një fitoreje me katër pikë të grumbulluara.

Një tjetër ndeshje interesante do të zhvillohet në Lisbonë ndërmjet Sportingut dhe Arsenalit, dy ekipet favorite për të kaluar grupin E.

Këtë e tregon edhe fakti që të dyja skuadrat kanë marrë fitore në ndeshjet e para, kështu që edhe një barazim mund të konsiderohet rezultat pozitiv në këtë përballje të parë direkte.

Në orën 21:00 në “Velodrome” Marseille do të jetë nikoqir i Lazios.

Marseille do të kërkojë fitoren e parë në shtëpi përballë italianëve që vijnë në këtë takim pas fitores në kampionat.

Në këtë takim nga minuta e parë pritet të jetë Thomas Strakosha dhe Valon Berisha.

Chelsea pritet të ketë punë të lehtë në Londër ndaj Bate Borisovit, dhe llogaritet favorit në këtë përballje.