Sport

Wozniacki mposht Kvitovan

Wozniacki mposht Kvitovan
 

Kampionia në fuqi e turneut WTA Finals në tenis, Caroline Wozniacki ka triumfuar të mërkurën në ndeshjen e saj të dytë në WTA Finals të këtij viti që po mbahet në Singapor.

Danezja triumfoi me 2:1 në sete (7:5, 3:6 dhe 6:2) ndaj tenistes çeke Petra Kvitova. Wozniacki gjendet në "Grupin e Bardhë" në të cilin garojnë edhe Elina Svitolina e Karolina Pliskova. Wozniacki humbi në përballjen e parë ndaj Pliskovas të dielën, transmeton Koha Ditore.