Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Handanoviq: Derbi i Milanit është special

Portieri i Interit, Samir Handanoviq ka thënë se derbi i Milanit është special, dhe jo si ndeshjet e tjera.

Interi e pret sonte Milanin në shtëpi për të luajtur derbin e kësaj jave në Serie A, transmeton Koha.net. Takim ky që nis në ora 20:30.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithmonë duhet të jemi të koncentruar në secilën lojë, por natyrshëm derbi është ndeshje speciale, pasi nuk është ndeshje si të tjerat. E dimë se çfarë do të thotë në shtëpi të fitosh derbin. Gjithçka varet se si përgatitemi, është gjithmonë bukur të jesh pjesë e lojërave të tilla, dhe të gjithë duan të luajnë”, është shprehur Handanoviq për Inter TV.