Sport

Napoli shfrytëzon gabimin e Juventusit, mposht Udinesen

Napoli ka shënuar një fitore të rëndësishme, duke shfrytëzuar gabimin e Juventusit që mori vetëm një pikë ndaj Genoas.

Skuadra e Carlo Ancelottit e mposhti me rezultat prej 0-3 Udinesen, transmeton Koha.net.

Ruiz, Mertens dhe Rog shënuan golat e fitores në përballjen e sotme.

Në vendin e dytë Napoli ka 21 pikë, katër më pak se lideri Juventusi. Udinese në vendin e 15 ka tetë pikë.