Bayerni kërkon të fitojë pas katër ndeshjesh, Dortmundi vazhdimësi pozitive Foto: Reuters

Bayerni kërkon të fitojë pas katër ndeshjesh, Dortmundi vazhdimësi pozitive

19 October 2018 22:58

Udhëtimi i Bayernit në Wolfsburg mund të jetë shansi i fundit për trajnerin Niko Kovaq, që t’i shpëtojë shkarkimit te ekipi kampion në fuqi, që nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, një në Champions e tri në Bundesligë.

Bavarezët që i kanë fituar gjashtë titujt e fundit në Gjermani, si rrallë herë pozicionohen në vendin e gjashtë me 13-të pikë, katër më pak se Borussia Dortmund, ndërsa në këtë javë në Champions udhëtojnë te AEK-u i Athinës, transmeton KTV.

Fituesi i Kupës së Gjermanisë me Frankfurtin, Kovaq, nuk e ka gjetur 11-n më të mirë, megjithatë ka lajme të mira në skuadër, pasi janë kthyer Leon Goretzka, Jerome Boateng e Rafinha, dhe janë të gatshëm për ndeshjen e të shtunës që luhet në ora 15:30.

Dortmundi luan në po të njëjtën ditë dhe orë, dhe me 17 pikë në krye të tabelës, shpreson që ta marrë fitoren e radhës, kur luajnë në udhëtim te vendi i fundit në tabelë, Stuttgarti.

“Milionerët” po kalojnë formë fantastike, dhe me 23 gola të shënuar në shtatë ndeshje, kanë 11 më shumë realizime se Bayerni sivjet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme