Sport

Shotani pasardhës i Sokolit te Llapi

Klubi i Llapit ka emëruar Bekim Shotanin në postin e kryetrajnerit të ekipit.

Shotani është emëruar në këtë post pas marrëveshjes me drejtuesit e klubit dhe vjen si pasardhës i të shkarkuarit Bylbyl Sokoli.

Batatina ia lë fajin Sokolit për krizën te Llapi

Ai do ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit Fadil Ademi, Driton Rrahmani, Ardian Sallahu e Bekim Mulliqi, ndërsa sot Shotani iu bashkua futbollistëve në stërvitjen e parë.

Shkarkimi i trajnerit nxit largimin e kryetarit dhe të disa aksionarëve të Llapit