Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Rashani, mungon 2 javë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës norvegjeze, Odds, Elbasan Rashani është lënduar sa ka qenë i grumbulluar me “Verdhekaltrit” në dy ndeshjet e tetorit, raporton KTV. 

Rashani nuk u paraqit me Kosovën kundër Maltës dhe Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi 25-vjeçar ka pësuar lëndim në muskul dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e elitës norvegjeze Odds për dy javë.

Rashani do t’i mungojë skuadrës në udhëtimin te skuadra Haugesund dhe në duelin tjetër ndaj Tromsoes.

Ekipi i tij pas 25 xhirosh ka 37 pikë dhe zë pozitën e gjashtë, derisa Rashani ka kontribuuar me shtatë gola e shtatë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat.