Lidra Haxhihasani ka katër vite që është pjesë e garave me shpejtësi.
12-vjeçarja ishte e vetmja garuese femër në kampionatin e fundit karginut të mbajtur javë më parë në Kosovë.
Por vet Lidra, për Sportin në KTV, tregon se çfarë e shtyu të merret me këtë sport.
Haxhihasani thotë se përkundër se është e vetmja femër në këto gara kjo aspak nuk e frikëson atë të përballet me meshkuj gjatë garave.
Lidra së fundi ka arritur të marrë vendin e parë në kartingun e mbajtur në Mitrovicë, përderisa pritet që shumë shpejt të marrë pjesë edhe në garat të cilat zhvillohen jashtë Kosovës.