Luan te Honka U19 dhe fal paraqitjeve të mira me ekipin finlandez, që 3 vjet është pjesë e Kombëtares së Finlandës në futboll për grupmosha të reja.
Në ndeshjen e fundit miqësore me Finlandën U18, pati paraqitje shumë të mirë dhe arriti të realizoi edhe një gol.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për Arlind Sejdiun, i cili për Sportin në KTV, tregon se me punë dhe angazhim maksimal, ka arritur të jetë pjesë e Kombëtares finlandeze.
17 vjeçari thotë se është gati të veshë fanellën e vendit të tij të lindjes, por deri me tani askush nuk e ka kontaktuar, as nga Kosova e as nga Shqipëria.
Sejdiu që luan në pozitën e mesfushorit, tregon për synimet e mëdha që ka me Honkën, ku aktualisht luan për ekipin e të rinjve.
Arlind Sejdiu është nga Mitrovica dhe rrjedh nga një familje sportistësh.
Ai është djali i vëllait të trajnerit të mirënjohur kosovar, Gani Sejdiut.