Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është shpallur sot mbrojtësi më i mirë i sezonit që lamë pas në Ligën e Kampionëve.
Ai ishte një nga lojtarët më të zëshëm dhe më të rëndësishëm të Real Madridit, që shënoi një sukses të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve duke e fituar për herë të tretë radhazi këtë garë, transmeton Koha.net.
Në garë për çmimin e mbrojtësit më të mirë ai e mposhti bashkëlojtarët e tij, Marcelo, e Raphael Varane.