Sport

Rugova nënshkruan me FC Nurnbergun

Sulmuesi kosovar 18 vjeçar, Max Edmond Rugova do të luajë nga ky sezon në Gjermani.

Ai ka nënshkruar me ekipin U19 të Nurnbergut ndërsa ende nuk dihen detajet e marrëveshjes.

Rugova është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe është pjesë e akademisë amerikane të futbollit “Sporting Kansas City Academy”, transmeton koha.net.

Kalimin e tij në Budesligë, Max Rugova, që është i biri i fubollistit të njohur Edmond Rugova, e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram, ku ka shkruar:

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam nënshkruar për FC Nurnberg! Mezi pres për të nisur sezoni i ri. Falëminderit familjes, skuadrës, stafit dhe agjentëve, (@kevinweinress dhe Axel Dierolf) për tërë këtë ndihmë. I lumtur për atë që do të vije”.