Një zyrtar i lartë i UEFA-s, që nga ora 10:00 e mëngjesit është duke e inspektuar stadiumin “Fadil Vokrri”, e më pas do të japë rekomandimet se a i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare apo jo.
Inspektimi po bëhet pa praninë e mediave, por sipas informacioneve që ka siguruar Sporti në KTV, inspektori i UEFA-s është ndarë i kënaqur me punët që janë kryer e që i ka inspektuar deri në orën 15:00.
Ai po e shikon çdo detaj në stadiumin e rinovuar dhe do të jetë në arenën “Fadil Vokrri” deri në orët e vona, ku do të shikojë nga afër edhe ndriçimin.
Inspektori i UEFA-s do të jap vlerësimin e tij, e më pas më 13 gusht do të merret vendimi final pas ndeshjes së Superkupës.
Ndryshe, ndeshja e parë që do të zhvillohet në stadiumin e rinovuar, do të jetë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, në kuadër të Superkupës, e cila do të zhvillohet më 13 gusht.
-
UEFA inspekton fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”
-
Në mjegullën e krijuar rreth stadiumit, shpiket edhe një lojë testuese
-
Asgjë e qartë për të ardhmen e stadiumit “Fadil Vokrri”
-
Me gjithë vërejtjet e vogla, vendimi për licencim të stadiumit pritet të jetë pozitiv
-
Inspektori i UEFA-s jep vërejtje të vogla për stadiumin “Fadil Vokrri”