Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flamuri i Kosovës hiqet nga “Tarragona 2018”

Flamuri i Kosovës është hequr nga sajti zyrtar i lojërave mesdhetare "Tarragona 2018".

Në vendin ku janë paraqitur vendet pjesëmarrëse, të gjitha shtetet janë të prezantuara me flamur të tyre, ndërsa vetëm Kosova me akronimin "KOS", shkruan Koha Ditore. Me atë "flamur" në sajtin zyrtar po paraqiten edhe sportistët e Kosovës që po garojnë në Tarragona të Spanjës e po ashtu në atë mënyrë Kosova është e paraqitur edhe në listën e vendeve me medalje të fituara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fillim flamuri i Kosovës ishte prezent në sajt. Por kjo ka ndryshuar të enjten, një ditë pasi Nora Gjakova e Distria Krasniqi fituan medalje të arta në xhudo.

Nga Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ka pasur ndonjë njoftim apo reagim për këtë ndryshim. Nuk ka pasur reagim as nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, ndonëse i pari i saj është në Tarragona dhe po përcjell nga afër paraqitjen e sportistëve kosovarë.

Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe fillimisht nuk deshi të pranojë sportistët kosovarë për këtë garë, por pas presionit ndërkombëtar, u zmbraps. Megjithatë, Spanja po vazhdon ta trajtojë si jo të barabartë Kosovën.