Prishtinë, 30 mars - Një vajzë e re nga Uellsi ka bërë histori të sportit në vendin e saj në llogari të Kosovës. Është Anny Hursey që besohet të jetë më e reja që ka prezantuar Uellsin në nivelin senior në ndonjë sport.
Ajo është vetëm 10 vjeçe, ka raportuar BBC-ja të enjten mbrëma. Por Hursey nuk është mjaftuar vetëm me prezantim të vendit në skenën ndërkombëtare. Ajo ka arritur një fitore të pastër, 3:0 në sete ndaj pingpongistes së Kosovës, Nehare Janjeva, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUellsi e Kosova janë përballur të enjten në Kardif në kuadër të eliminatoreve për evropianin e këtij viti. Uellsi ka fituar bindshëm 3:0, pasi tri pingpongiste të këtij vendi kanë fituar ndaj pingpongisteve të Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.