Në Komunën e Novobërdës, Shefkije Mehmeti ka disa vjet që po e ushtron detyrën e drejtoreshës së shërbimeve publike.
51-vjeçarja për çdo ditë pune zë vend në zyrën e saj, nga ku u shërben qytetarëve të kësaj qyteze të vogël, raporton KOHA.
Ishte viti 1983 kur nga vendi i saj i lindjes, Peja, u martua në Novobërdë, për të kaluar pjesën tjetër të jetës.
Mehmeti flet për periudhën kur shkeli për herë të parë në këtë vend, si dhe për ndryshimet që pësoi ndër vite.
Novobërda njihet për bashkëjetesën me komunitetin serb. Sipas saj, raportet gjithnjë kanë qenë të mira me ta, madje edhe punësimet në komunë kanë qenë të barabarta me këtë etni.
Ajo që e bën më të veçantë veprimtarinë e Mehmetit është puna si fermere pas 8-orëshit në komunë.
Janë rreth 8 hektarë të tokës që ajo ka mbjellë me fruta e perime të ndryshme pak metra larg objektit të komunës.
Ajo thotë se sasinë më të madhe të produkteve i ka shitur në vendin ku i ka të mbjella, e një pjesë e ka ofruar nëpër pika të tjera tregtare.
Novobërda është një komunë e vogël, por që njihet për kalanë e saj të vjetër dhe për pasurinë nëntokësore me ari që ka.