Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

“Zogu i lirë” , libri i parë i 9-vjeçares prishtinase

I vijon mësimet në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë.

Kjo është Duana Xhemajli, 9-vjeçarja, tashmë autore e një libri.

Por, jo vetëm shkrimi, edhe piktura është pasion i saj, madje që të dyja po i shkrin në një art.

Nga e gjithë përmbajtja e librit që ajo ka shkruar, Duana i ka veçuar poezitë që do më shumë.

pse e vogël në moshë, prirjet e saj do t’i çojë përpara.

Kështu shprehet e ëma e Duanës që thotë se do ta mbështesë gjithnjë në rrugëtimin e mëtejshëm.

Me pasion Duana flet edhe për skicimin e pikturën.

Edhe “Dritare e hapur” takon lexuesit e rinj me artin e vargut poetik Kulturë “Dritare e hapur” takon lexuesit e rinj me artin e vargut poetik

Paralelisht me shkrimin, kishte nisur edhe me këtë lloj arti, të cilin e realizon më shumë me një teknikë.

Arti i pikturës Duanës i ndihmon të shprehet edhe për data të rëndësishme si ajo e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Frymëzimet i ka të shumta e të ndryshme, por për to shprehet se çdo herë dëshiron të jetë unike në krijime.