Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Zogorie, fshati që u braktis nga masakra

19 kilometra në periferi të Vushtrrisë ndodhet fshati Zogorie. Ka vite që është boshatisur plotësisht ky fshat. Kohën kur të parët e tij kishin jetuar në këtë fshat të thellë te Vushtrrisë, e kujton 87-vjeçari Rexhep Igrishta.

Ani pse tashmë nuk kanë në posedim asnjë parcelë tokë e as shtëpinë që e kishin dikur, aty Igrishta vizitat i ka të shpeshta. Por jo vetëm rreth fshatit me sipërfaqe prej 388 hektarësh, 87-vjeçari thotë se me dhimbje e vëzhgon shpesh edhe atë pjesë, veçanërisht lapidarin ku janë emrat e të masakruarve të asaj ane. E njohur është kjo masakër për historianin vushtrrias, Izet Miftari Sipas tij, përveç kushteve jetësore në Zogorie, një nga arsyet kryesore të zbrazjes së plotë ishte kjo masakër.

Pavarësisht kushteve të vështira dikur për të jetuar në këtë fshat, Miftari thekson se janë disa veprimtari që relievi i kësaj ane i mundëson.

Me lartësi mbidetare prej afro 700 metrash e me një relief kodrinoro-malor, dikur Zogorie ishte e populluar, ndërsa sot është e vështirë të identifikohen themelet e shtëpive në zonën më të thellë të fshatit.