Raif Hotlani, tash e 4 vjet, e përshkon rrugën Kamenicë-Zajqec për të marrë ujë nga burimi në këtë fshat.
Shëndeti më i mirë është ndër arsyet kryesore pse Raifi e shfrytëzon këtë ujë.
Fshati piktoresk i Zajqecit, përveç burimit të ujit, njihet edhe për florën e pasur.
Raifi rrëfen se ujin nuk e shfrytëzon vetëm për pije.
As bukuria dhe as vlerat që e karakterizojnë këtë vend nuk kanë bërë që ai të frekuentohet nga shumë vizitorë. Sipas Raifit, njerëzit nuk janë shumë të informuar për dobitë e ujit, e as për peizazhin e fshatit.
Uji e ka edhe basenin e tij, prej nga pastrohet dhe më pas bëhet i gatshëm për përdorim.
Edhe
Burimi i ngrohtë i Baicës që shëron sëmundje të lukthit e lëkurës
Uji shërues, sipas Raifit, nuk shkakton dëme, ndonëse shquhet për fortësi më intense krahasuar me ujërat e burimeve të tjera. Përkundrazi, fortësia ndihmon në mënjanimin e problemeve shëndetësore.
Raifi u sugjeron njerëzve ta pastrojnë organizmin e tyre duke përdorur këtë ujë, sepse, sipas tij, niveli i lartësisë mbidetare është i madh, fakt ky që ndikon në nivelet e larta të fortësisë dhe pastërtisë së ujit.
E, rruga që të dërgon te burimi nuk është edhe e lehtë, por mbetet sidoqoftë një përvojë interesante.