Klinika dentare Dent. Mikpritës është dentisti Xheladin Ujkani.
Edhe pse një numër i madh i fëmijëve nuk i kanë në qejf vizitat te mjeku, megjithatë ato tek Ujkani duken që janë shumë zbavitëse.
Klinika u hap në vitin 2012, me qëllimin kryesor atë të kujdesit oral, në veçanti tek fëmijët, e edhe vetë interieri i saj është tërheqës për këto grup-mosha.
Mungesa e dentistëve vetëm për fëmijët, ishte e dukshme, kjo edhe e bëri Ujkanin të fokusohet vetëm tek ata.
Sipas tij, prindërit nuk janë mjaftueshëm të informuar për rëndësinë e kujdesit oral te fëmijët, andaj edhe shumë herë vizitat tek ata bëhen vetëm në raste të dhimbjeve.
E marrëdhënia e mirë dentist-pacient vërehet që në hyrje.
Sipas dentistit, të gjitha intervenimet te dhëmbët bëhen duke bashkëpunuar me fëmijët.
EdheAntigona Kryeziu-Krasniqi tregon se që nga fillimi fëmijët e saj kanë qenë pacientë tw dentistit Ujkani, e për shkak të besimit që kanë te ai ndwrhyrjet dentare bwhen pa probleme.
Raportin e mirë me dentistin e tregon edhe 5-vjeçarja, Ana Krasniqi.
Ajo thotë se të gjitha këshillat që kanë të bëjnë me ushqyerjen e shëndetshme për dhëmbë, i merr për bazë.