Kjo është rruga drejt fshatit Bradash të Podujevës, vend ky në të cilin shumica e banorëve merren me bujqësi.
Fehmi Hasani, bashkë me dy nipërit e tij, Diorin dhe Dionisin, një pjesë të madhe të kohës e kalojnë në këtë parcelë, ku gjatë tërë vitit ishin kujdesur që vjeshta t’u sillte sasi të konsiderueshme kungulli.
Ai tregon se janë rreth 5 mijë sosh që ka vjelë së fundmi herë.
Bujku nga Bradashi këtë vit në parcelë ka shtuar edhe një lloj tjetër të kungullit, për të cilin thotë se edhe interesimi ka qenë shumë më i lartë.
Ndërsa një sasi prej tyre Hasani e ka ndarë edhe për përpunimin e farave, i cili pëlqen që t’i thajë ato në mënyrë natyrale.
Gjithë të mirat që u nxorën këtë vit nga parcela e punuar me shumë mund, Hasani po mundohet t’i plasojë në tregjet e vendit, edhe pse sipas tij ka shumë vështirësi, por që një pjesë të madhe të tyre po arrin t’i shesë edhe përmes platformave online.
-
Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Fshatrat e Podujevës mbulohen nga bërlloku
-
Zyrtarët thonë se sivjet sigurohet më shumë grurë sesa kërkesat për konsum
-
Pse duhet të hani më shumë hudhër në verë