Terren i vështirë për t’u përshkuar, por i vlefshëm për të parë një bukuri natyrore siç është burimi i ujit të thartë në Verboc të Dreansit.
Burimin e ujit të thartë në fshatin e tij e kujton që nga fëmijëria.
Tafë Rrukiqi është pronar i kësaj hapësire të cilën e rregulluan të rinjtë e familjes e që me bashkëshorten e viziton çdo ditë.
Ky burim uji mineral bashkë me natyrën e veçantë që e ofron Vrella, siç e njohin banorët, i kujton momentet nga njohja çiftit Rrukiqi.
Uji i këtij burimi ka gjithnjë temperaturë konstante e Rrukiqi thotë se vite më parë ishte përdorur shumë nga banorët për kurimin e sëmundjeve të lëkurës.
Në një të ardhme të afërt anëtarët e familjes Rrukiqi mendojnë t’i zgjerojnë ambientet përreth burimit që të ketë sa më shumë vizitorë e pa asnjë shpenzim.
Me pamje që të kënaqin syrin e me mundësi për t’u freskuar në ujin me veti shëruese, burimi i Verbocit mbetet pika më atraktive për banorët e kësaj ane.