Në Gurrakoc të Istogut para disa vjetëve Sadush Kabashi ka ndërtuar një fermë, në të cilën tash i ka 300 krerë lopë të racave të ndryshme.
Familja Kabashi gjithnjë kishte mbajtur lopë, por vetëm për nevoja familjare.
Ndërkaq blegtori nga Gurrakoci vendosi të kthehej nga mërgimi e ta kthente në punë primare fermën.
Derisa shumë fermerë e bujq janë duke u përballur me mungesë punëtorësh, Kabashi thotë se nuk e ka problem sigurimin e tyre.
Mjetet e punës ia kanë lehtësuar veprimtarinë.
Për dallim nga vite me parë, thotë se tash është i kënaqur me çmimin e qumështit.
Edhe
Braktisi kryeqytetin për fshat, fermeri mban 21 krerë lopë
Blegtori nga Istogu thotë se nuk mendon t’i largohet kësaj veprimtarie.
Ai synon të zgjerohet për t’i furnizuar fabrikat vendore edhe me më shumë qumësht e mish.
-
As toka prej 20 hektarësh në kryeqytet nuk e josh fermerin ta braktisë fshatin
-
I diplomuar, por jo në zyrë – Rrëfimi i ekonomistit që zgjodhi fermën në vend të emigrimit
-
Familja nga Deçani hoqi dorë nga Zvicra për t’u kthyer në Kosovë
-
Për Bahri Pollomin, blegtoria e bujqësia më fitimprurëse se një rrogë shteti