SOT

Tmerri që Deçani përjetoi në luftë në librin e Adem Lushajt

29 marsi i vitit 1999 banorët e Irzniqit të Deçanit i gjeti të rrethuar nga forcat paramilitare serbe.

Ata po vinin nga qendra e Irzniqit dhe nga fshati Beleg, duke i shfrytëzuar bombardimet e NATOS për të marrë edhe më shumë jetë të shqiptarëve. Tmerri që e kanë përjetuar deçanasit në mars e prill të 1999-ës, është përmbledhur në një libër me rrëfime e deklarata nga të mbijetuarit, i botuar nga Adem Lushaj.

Kujtimet për atë ditë ende i ka të freskëta Shaqir Dacaj, ku pa t'i vritej babai dhe axha.

Shumë afër fshatit Irzniq ndodhet edhe fshati Beleg. Njësoj po përjetonte tmerrin e asaj dite. Banorë të Belegut u radhitën në një fushë ku u plaçkitën nga xhandarmëria serbe, e më pas u futën në një shtëpi, ku u maltretuan e u vranë.

Edhe këtë rrëfim Lushaj e sjell në librin e tij “Krimet serbe në Kosovë (Rasti i Deçanit)”.

Jo më shumë se 3 kilometra nga Belegu, është qyteti i Deçanit, ku me 2 dhe 3 prill qytetarët që ishin duke ikur nga Kosova, u rrahën nga ushtarët serbë në qendër të qytetit, tregon Adem Lushaj.

Pas lëndimeve të rënda, shumë nga ta e humbën jetën.

Me shumë ndihmë nga banorët e Deçanit, Adem Lushaj i solli këto rrëfime të vitit 1999, e së shpejti do ta sjellë edhe librin për luftën gjatë vitit 1998.