Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Tahir Berisha, 35 vjet duke shpërndarë postën në kryeqytet

Dokumentet e dërgesat më të rëndësishme vijnë përmes tyre.

Njëri prej tyre është postieri 58-vjeçar, Tahir Berisha, i cili nga Posta nr. 6 për më shumë se 35 vjet për çdo ditë përshkon shumicën e rrugëve të Prishtinës duke i shpërndarë fletë-dërgesat e ndryshme.

Për shkak afërsisë së adresave, ketë herë Berisha do t’i shpërndajë ato në këmbë.

Sipas postierit, për t’i gjetur adresat nuk është edhe aq e lehtë.

Berisha thotë se dikur ardhja e postierit në shtëpi ishte më emocionuese, e më së shumti këtë e shprehnin fëmijët.

E pandemia, këtë sektor nuk e pengoi.

Edhe pse rreziku ekzistonte, por postierët nuk u ndalën për të bërë shpërndarjen e porosive, transmeton Koha.

Edhe Berisha mund të mbetet pjesë e Torinos Sport Berisha mund të mbetet pjesë e Torinos

Për punën e palodhshme të postierëve, flet edhe Samir Kelani, i cili është kontrollor i shpërndarjes.

Ai thotë se Berisha është njëri ndër punëtorët më të dalluar që kanë në këtë pikë.

Kohëve të fundit, letrat që kanë ardhur nga shtetet e huaja kanë qenë me sasi më të paktë, kjo për shkak ndalesave që ishin si pasojë e pandemisë.