Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Sukseset e Zërit të Kosovës

Dy ditë në javë, anëtarët e ansamblit “Zëri I Kosovës” vijnë këtu për ti ushtruar vallet me motive nga të gjitha trojet shqiptare.

Valltarët e ansamblit janë të ndarë në tri grupmosha.

Këta janë grupi i dytë, të cilët së fundmi janë kthyer nga festivali i talentëve të rinj “Internacional Shqiptar” me trofeun e këtij festivali dhe dy çmime, transmeton Koha.

Për këtë arritje e shumë të tjera, meritore është koreografja Tringa Krasniqi e cila me modesti tregon për punën që po e bën me këta artistë të rinj.

Momentet e suksesit të ansamblit “Zëri I Kosovës” janë të shumta.

Edhe Festivali i Këngës mban ritmin e zbulimit të kapitujve të rinj muzikorë Kulturë 8 muaj më parë Festivali i Këngës mban ritmin e zbulimit të kapitujve të rinj muzikorë

Krasniqi e veçon pjesëmarrjen në një festival në Arabinë Saudite, ku ndër 100 shtete ata hynë në dhjetëshen e parë.

Vallet që ata i mësojnë vijnë nga krahina të Kosovës e Shqipërisë, e vallja e parë e mësuar zë një vend të veçantë te secili, thotë ajo.

Njëra nga themelueset e këtij ansambli, tash Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Fushë Kosovës, Nurije Avdiu thotë që për të arritur këtu ku janë, ansambli i valles dhe këngës ka tejkaluar vështirësi të ndryshme.

Këta valltarë nuk kanë lënë garë në të cilën nuk kanë pasë sukses, e Avdiu thotë që kjo e bën që komuna e Fushë Kosovës të jetë krenar me ta.

Edhe “Amadeusit” s’i mjafton vetëm e arta, vulos emrin e Kosovës edhe në Pragë Kulturë 1 j. më parë “Amadeusit” s’i mjafton vetëm e arta, vulos emrin e Kosovës edhe në Pragë

Ky ansambël i numëron 150 anëtarë, Nurije Avdiu tregon që secili që ka dëshirë mund të bëhet pjesë e grupit të artistëve të valles e këngës.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin e duke e përcjellë koreografen, ata e vazhdojnë vallen që të jenë të gatshëm për garat që i presin në vazhdim.