Njihen si “Shamikuqet”, e të cilat janë pjesë në shumë organizime e festa të ndryshme.
Kjo është Laura Sopa, udhëheqëse e “Defatoret Shamikuqe”, e cila që nga mosha 6-vjeçare kishte qenë pjesë e ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.
Ishte viti 2014 kur një dasmor nga Gjilani i kishte kërkuar asaj një grup defatoresh, e që nga aty ajo krijoi “Shamikuqet”.
Ftesa për të qenë pjesë e shamikuqeve iu bë vetëm grupit të saj, e gradualisht filloi të njihte suksesin në gjithë vendin, por edhe në rajon.
Një sukses të tillë Laura thotë se e kishte pritur, e madje më 2019-n ajo për herë të parë krijoi edhe një festival në Ferizaj.
Pandemia, edhe pse preku në punën e shamikuqeve, megjithatë, ato u bënë pjesë të projekteve të mëdha me artistë të njohur në vend.
Sabrije Ramadani dhe Eliza Bajrami janë dy ndër shamikuqet më të dalluara, e që kanë vite që janë pjesë e këtij grupi.
Shamikuqet janë grupi i defatoreve të para në vend, e që çdo ditë e më shumë po shënojnë suksese duke qenë pjesë e shumë projekteve artistike.