Prapa grilave në qendrën korrektuese në Lipjan ka të rinj të cilët vuajnë dënimet e tyre në lidhje me substancat narkotike.
Ata deklarohen të penduar për konsumim të drogave të cilat i nisën që nga mosha 13-vjeçare.
Në Kosovë qasja ndaj drogave është e lehtë, thonë ata, duke treguar se nisën me marihuanë për të kërkuar më vonë kënaqësi në kokainë.
“Jam dënuar për drogë dhe armëmbajtje. Kjo, pasi kam qenë përdorues i drogës, droga ma ka pirë trurin, nuk kam qenë vetvetja, pirjen e “barit” e kam nisë qysh nga mosha 13-vjeçare, e kam pirë nga kureshtja, kam pasur dëshirë ta provuar. Me shoqëri ia kam nisur, për ta siguruar drogën, nuk e kam pasur të vështirë, sepse ka qenë lehtë, përveç barit e kam përdorur edhe kokainën se nuk më ka bërë asgjë. Ajo ka qenë drogë pak më e rëndë por nuk kam mundur t’i ndal, jam varur shumë nga droga dhe e kam pasur shumë vështirë për t’i ndalur. Kam provuar ta ndal drogën, por nuk kam mundur, familja kur e ka kuptuar në fillim është çuditur shumë. Pasi që të lirohem, shpresoj që të mos e përdor më drogën dhe ta vazhdoj shkollimin”, thotë njeri nga të miturit.
Kur futesh në një rreth të tillë, dalja është e vështirë thotë i mituri, i cili apelon bashkëmoshatarët të qëndrojnë larg drogave.
Edhe
Mosha e fillimit të përdorimit të drogave bie në 16 vjeç, kërkohet reagim i institucioneve
“Ju lus të mos e përdorni se nuk është në gjë e mirë vetëm të bën keq për shëndet, familje. Të shkatërron, të dërgon deri në një pikë që nuk e njeh veten. Ju lus shumë që të mos e provoni e as të pini asnjë substancë narkotike. Brenda 4 mureve në burg, kam mësuar shumë më shumë për drogat, andaj shpresoj shumë që jeta jem të ndryshojë”, thotë ai.
Një tjetër qëndron prapa grilave, pasi që përfundoi edhe duke shitur drogë, në mënyrë që të mos kërkonte para nga familja.
“Unë kam filluar të pi lëndë narkotike që nga mosha 13-vjeçare, arsyeja ka qenë kureshtja dhe të provohet të mos jeni vetja. Rrethi shoqëror ka ndikuar shumë, më vonë edhe kam shitur drogë, arsyeja pse të mos i kërkohen para familjes. Familja kur e kanë kuptuar që jam duke pirë lëndë narkotike janë ndier shumë keq”, thotë një i mitur tjetër.
Derisa vuan pasojat e asaj që nisi si kureshtje, një i ri tjetër mendon shkollimin kur të jetë sërish i lirë.
“Substancat narkotike e kam filluar t’i përdor qysh në adoleshencë nga mosha 13-vjeçare. Arsyeja ka qenë kureshtja dhe të bie në sy te të tjerët. Financat i kam marrë nga familja dhe ato i kam përdorur për substanca narkotike. Normal jam pishman, sepse nuk është diçka e mirë në fillim duket se është diçka interesant, por më vonë e sheh se e ka pasur efektin negativ. Pasi që të dal nga burgu, mendoj që të shkoj pranë familjes dhe të nisë një jetë të re me shkollim e punë të mirë. Ju lus që të gjithëve që kanë kureshtje për të provuar substanca narkotike të mos i përdorin, sepse nuk është gjë e mirë vetëm të sjell probleme sa më herët aq më mirë, largohuni nga ajo”, thotë ai.
Edhe
Blakaj: Është rritur numri i të miturve që po përdorin substanca narkotike
Flakë Ymeri, zyrtare për punë sociale në Qendrën Korrektuese ka thënë se janë mbi 100 të mitur të ndarë në paraburgim, masa edukative dhe të burgosur.
“Të miturit me masë edukative janë për vepra të ndryshme, njëra ndër to është edhe për narkotik. Ndërsa gjykata sa i përket kësaj vepre, shqipton shumë pak dënime. Sepse kjo ndoshta kërkon më shumë rehabilitim shëndetësor sesa social. Shpeshherë nën ndikimin e substancave narkotike, ata dalin dhe bëjnë vepra të tjera penale ku ju mbledhin të gjitha veprat dhe përfundojnë me masë edukative. Të miturit me masë edukative shqiptimi i masës edukative bëhet nga mosha 14-vjeçare deri në 16-vjeçare. Pavarësisht nga masa e peshës së dënimit minimal, është 1 vit masë edukative dhe maksimalja është 5 vjet masë edukative, dënimet për të mitur janë maksimumi deri në 10 vjet”, thotë ajo.
Sipas saj, mbështetja e familjareve është ndihmesë e madhe që fëmijët të largohen nga përdorimi i drogave.
“Të miturit me masë edukative fatkeqësisht viteve të fundit është në përsëritje, shumica prej tyre janë recidivistë një pjesë shumë e madhe, ne kur i pohojnë se janë përdorues të drogave, ju bëj thirrje që masa edukative të jetë më e zgjatur për arsye se varet se sa trajtohen dhe pastrohen në aspektin shëndetësor e që më pas të trajtohen në aspektin social. Kemi familje që janë shumë bashkëpunuese dhe kujdesen për fëmijët e tyre, çdo fëmijë mund të gabojë, por ne nuk duhet assesi ta gjykojmë apo paragjykojmë ndoshta është më e mirë që ne si familjarë ta mbështesim”, deklaron Ymeri.
Ilir Havolli, psikolog klinik, thotë se përdorimi i substancave narkotike tek adoleshentët ka marrë përmasa shqetësuese, duke ndikuar negativisht te shëndeti i tyre.
Edhe
Shqetësuese: Të miturit në Kosovë përdorin kokainë
i duhur duhet të jetë i kombinuar dhe të kalojë në disa faza: Diagnostikimi: Faza e parë e vlerëson gjendje e përgjithshme të klientit. Detoksfikimi: Në këtë fazë klienti merr tretjet e nevojshme përmes infuzionit apo ilaçeve të nevojshme, qëllimi i të cilave është largimi apo eliminimi i substancave adiktive nga organizmi. Detoksifikimi: Ultra rapid. Metodë efikase e pastrimit të organizmit nga substancat psikoaktive. Trajtimi i varësisë psikike. Në këtë fazë eliminohet dëshira, lakmia dhe nevoja e klientit për drogë. Psikoterapia: Përmes psikoterapisë, bëhet rikthimi i klientit në normalitet, gjegjësisht risocializimi dhe riintegrimi janë të garantuar. Fizioterapia: Qëllimi i fizioterapisë është që klienti të ripërtërijë funksionimin maksimal të lëvizjeve. Terapia profesionale. Kjo pjesë e trajtimit përfshin aktivitete të ndryshme kreative, edukative, intelektuale dhe aktivitete të tjera që synojnë përmirësimin e funksioneve fizike dhe mentale të pacientit. Mbështetja e plotë pas trajtimit. Pas daljes nga spitali, personi duhet të jetë në kontakt më psikologun në 12 muajt e ardhshëm. Kjo bëhet për të përcjellë progresin e klientit dhe njëkohësisht të ruhen rezultatet e arritura në trajtim. Në këtë fazë shumë të rëndësishme të trajtimit, inkurajohet pacienti që të ruajë mënyrën e shëndetshme të jetesës dhe funksionimit”, thotë Havolli.
Janë rreth 40 mijë përdorues të substancave narkotike në vend, thonë në qendrën Labyrinth.