Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Rëndësia e dezinfektimit të objekteve

Dezinfektimi i hapësirave të frekuentuara nga shumë njerëz tashmë është bërë pjesë e udhëzimeve ndërkombëtare e vendore. Por, nuk duket i shpeshtë në qendër të Prishtinës.

Lendita Mehmeti-Cakuli, pjesëtare e ekipit të qendrës operative për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për emisionin “Sot” tha se kryerja e dezinfektimit është proces me rëndësi.

Tutje ajo tregoi se kjo duhet të bëhet shpesh dhe se IKSHPK-ja ka dhënë rekomandime të veçanta për institucione të ndryshme. Sidoqoftë, sipas saj, qytetarët do të jenë shumë më të sigurt nëse u përmbahen edhe udhëzimeve të tjera.


E shumë më ndryshe duket situata në kompani të dezinfektimit. Albion Salihaj, menaxher në “Vlera Pest Control”, thotë se kërkesat nuk janë të njëjtat si në fillim të pandemisë.

Salihaj thotë se ka nevojë për kujdes më të madh edhe nga kompanitë, edhe nga inspektorët sanitarë.

Edhe Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina Arbëri 1 muaj më parë Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina

Ky proces është kryer në ndërtesat e kryeqytetit, kur Kosova ishte në karantinë. Ndërkaq jo më larg se të mërkurën, NPB ka postuar një video të dezinfektimit të hapësirave të tyre.

Në këtë ndërmarrje kanë deklaruar se po e shqyrtojnë edhe një herë vazhdimin e dezinfektimit të ndërtesave që nuk i kanë nën menaxhim.