Remniku i Vitisë është fshat i populluar, ani pse një pjesë e madhe e banorëve prej vitesh kanë emigruar jashtë vendit.
Megjithatë, ata shpesh e vizatojnë fshatin e lindjes.
48 vjet jetë i kaloi në mërgim, e kontributin për fshatin e lindjes thotë se nuk e ndali asnjëherë.
Tash si i pensionuar, Adem Selmani iu kthye prapë Remnikut për të jetuar.
Të ngjisësh pikat më të larta të Remnikut mundëson vrojtimin e plotë të këtij fshati të komunës së Vitisë.
Edhe
Fshati ku trajtoheshin pacientë nga i tërë vendi gjatë luftës
Banorët që jetojnë aty, sipas kryetarit të fshatit, janë aktivë nëpër veprimtari të ndryshme.
Më i kënaqur mbetet për iniciativat e përbashkëta me mërgatën.
Shtrirja e fshatit në mes kodrash e karakterizon peizazhin e bukur Remnikut.
Ato janë gjithnjë të pasura me kullosa, dëshmi edhe e aktivitetit blegtoral të popullsisë atje.
Në hyrje të fshatit ndodhet shkolla “Hasan Alia” që për ish-drejtorin risjell kujtimet e mësimit dikur nën sundimin e okupatorit serb.
Edhe
Mes Evropës e Kramovikut, jetesa e vendësve dhe mërgimtarëve në fshatin e Rahovecit
Shpesh në vendlindje vjen edhe mërgimtari Naim Sali-Musliu, sipas të cilit fshati ka ndryshuar shumë prejse kishte mërguar si 18-vjeçar.
Harmonia ndërmjet banorëve mbetet veçanti e fshatit, të cilët thonë se të shpeshta i kanë takimet për t’i planifikuar iniciativat e radhës për vendbanimin e tyre Remnikun.