Tash e 4 vite vegane. Dhe kjo është periudha më e lumtur e jetës për Elza Ramadanin.
Teksa flet për stilin e jetesës si vegane, tregon edhe për vështirësitë që kishte në fillim, por edhe për dashurinë që ka ndaj kafshëve, e që ishte faktor kyç të bëhet vegane.
Valentina Marmullaku, shefe e kuzhinës, tregon dallimet mes një ushqimi vegan dhe të zakonshëm, por edhe vegjetarian e vegan.
Të qenit vegan kërkon dietë më strikte edhe sesa të qenit vegjetarian, pasi veganët pos mishit, nuk konsumojnë as të mirat e kafshëve, si qumështin e tij, mjaltin, vezët e të tjera.
E dietologia e nutricistja, Vala Pupovci thotë se veganët nuk vuajnë nga mungesa e ushqimeve me vlera ushqyese sepse perimet, pemët, drithërat, arrat dhe fasulet janë të përshtatshme për dietat e tyre.
Siç thekson ajo, ushqimet vegane gjatë konsumimit duhet të jenë të kontrolluara dhe mirë të planifikuara.
“Ushqimet vegane janë ushqime që nuk përmbajnë asnjë lloj të produkteve shtazore si shembull mishi por edhe produktet e tjera shtazore si qumështi apo çkado që merret prej shtazëve. Dieta vegane është një ditë shumë e shëndetshme, rekomandohet prej shoqatave të ndryshme për shkak se mënyra vegane dhe vegjetariane e të ushqyerit lidhet me parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës, ulja e yndyrës në gjak, sheqerit dhe parandalimi i kancerit. Kjo për shkak se përmban sasi të fibrave, vitaminave, mineraleve, por personat vegan duhet të kenë parasysh se kjo lloj diete duhet të jetë e kontrolluar, e planifikuar mirë në mënyrë që të merren të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten për organizmin”, tha Pupovci.
Edhe
12 arsye pse duhet të konsumoni perime
Ajo thekson se hekuri, vitamina D dhe B12 por edhe nutrient të tjerë janë të nevojshme për konsumin tek çdo ushqim vegan.
Nutricistja thotë se janë faktor që shtyjnë njerëzit për tu bërë veganë.
“Varet krejt çka janë motivet e një personi ka vegan të cilët janë vegan për arsye etike, për drejtat dhe mbrojtjen e kafshëve, për impaktin që industria e mishit e ka në ambientin edhe kjo është një arsye dhe ka vegan për arsye shëndetësore për shkak se mendojnë qe dieta vegana është më e shëndetshme”.