Ishte vetëm 7-vjeçare kur mori çmimin e parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë “Vihuela”.
“E kam marrë shumë seriozisht muzikën, kur u ftova në Festivalin Vihuela, aty ku pastaj fitova çmimin e parë”, thotë Rejda Beka.
Vokalin e veçantë të Rejda Bekës e para e nuhati e ëma e saj, e cila edhe po e mbështet në rrugëtimin e saj në muzikë.
Edhe në ambientet e shtëpisë ajo vazhdimisht gjen kohën e hapësirën e dëshiruar për ta testuar zërin e saj.
“Kam filluar të këndoj që në moshën 7-vjeçare. Mami ka qenë ajo që ma ka zbuluar talentin dhe pastaj më ka ndihmuar me këngën e parë që ta shoh nëse bën për mua muzika”, shprehet 7-vjeçarja.
Deri tash Rejda ka realizuar gjithsej 5 këngë. Secila prej tyre trajton një tematikë interesante, që lidhet edhe me përditshmërinë e 7-vjeçares.
i kam 5 këngë të realizuara deri tash. Kurse sa i përket teksteve, zakonisht dakordohem me mamin, pastaj ajo flet edhe me tekstshkruesin e kështu i lidhim idetë”, thotë Rejda.
Tash si 11-vjeçare, Rejda vazhdon të punojë më vokalin e saj, duke synuar kështu edhe realizimin e projekteve të tjera.
Ndërkaq, kur pyetet për emocionin e parë të përjetuar në skenë, thotë se e kujton mjaft mirë.
“Në festivalin e parë, kam pasur emocione, por jam ndier lirshëm, sepse me kanë pritur ngrohtë. Kur e fitova çmimin e parë isha shumë e lumtur e kur e fitova edhe çmimin e dytë, për mua ishte e pabesueshme, andaj u lumturova më tej”, thotë 11-vjeçarja.
Inspirim për Rejda Bekën mbeten artistët ndërkombëtarë, porse nuk i mungojnë si inspirim edhe ata vendorë.